0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

S’ka prova: Lirohet i arrestuari i tretë për grabitjen në Suharekë

- Advertisement -

Është liruar në procedurë të rregullt i arrestuari i tretë i dyshuar si përfshirë në rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar prokuroja e rastit, Ervehe Gashi.

Ajo tha se nuk ka pasur prova të mjaftueshme që ndaj tij të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari i tretë ishte arrestuar të dielën.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit