13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

S’ka profet në vend të vet: Kraki pa ndikim në Junik, Shehu i LDK-së e tall pak

- Advertisement -

Nezir Kraki, deputet i Vetëvendosjes nga Juniku, s’ka arritur të materializojë ndikim në komunë të vet ku u shfaq gjatë periudhës së ndërmjetme të balotazhit si kumbar i një koalicioni me AAK-në.

Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës e thumboi me ironi të titullaritetit “prof de Paris”.

Nezir Kraki e ka për zakon në paraqitje televizive t’i referohet votave që ka marrë si deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare për t’i zmadhuar retorikisht legjitimitetin vetes.

Por, kjo pretendim-mburrje mbështetshmërie nuk iu përkthye në mbushamendjen e ndokujt në zgjedhjet lokale të Junikut.

Postimi i Shehut:

Pas votave të mërgatës, thellohet më tutje fitorja jonë

Të dashur junikas,

KQZ sot ka publikuar rezultatin edhe për votat e mërgatës, ku kemi fituar po ashtu bindshëm me rreth 62% të votave.

Sa i përket votave përfundimtare, në total LDK ka një diferencë rreth 550 vota me koalicionin “Agron Kuçi, Jetmir Tofaj & Le Prof. de Paris Nezir Kraki”.

Pra edhe statistikisht sot është zhveshur propaganda e “300 votave”, pasi që diferenca jonë me vendin e dytë është rreth 550 vota. Kjo është arsyeja pse kemi qëndruar kaq të qetë përballë shpifjeve dhe ofendimeve, sepse kemi qenë të bindur se e vërteta dhe e drejta do të triumfojnë në fund.

Faleminderit të gjithë junikasve që jetojnë në Junik dhe në mërgatë, për besimin dhe për përkrahjen e tyre kaq të madhe.

Kështu siç jemi tani, të bashkuar si kurrë më parë, do të punojmë edhe më shumë për të gjithë junikasit pa dallim të bindjeve politike.

Urime Juniku im. Vazhdojmë +4 me ndershmëri dhe duar të pastërta.

Të ngjashme

Të fundit