-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

S’ka materiale për letërnjoftime e pasaporta: Ministria fajëson krizën globale e pandeminë

- Advertisement -

Përpos problemeve të shumta me të cilat iu duhet të përballen çdo ditë, qytetarëve të vendit po iu pamundësohet edhe pajisja me dokumente.

Qytetarë të shumtë janë ankuar së fundmi se nuk po arrijnë të pajisen me dokumente valide të Kosovës, siç janë letërnjoftimet dhe pasaportat.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ku edhe është “gjetur” fajtori për këtë situatë.

Sipas MPB-së, kriza globale dhe përballja me pandeminë COVID-19 janë dy nga arsyet pse furnizimet me materialet e nevojshme janë vështirësuar.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19,  furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”,thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Po ashtu u tha se Ministria e Punëve të Brendshme është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente.

Përgjatë gjithë këtij viti, qytetarët kanë hasur në probleme të tilla thuajse çdo dy muaj. Në të pakta raste kur ministria furnizohej me materiale për furnizim me letërnjoftime, “ditët” zgjasnin pak, pasi ai material shpenzohej shumë shpejt.

Në lidhje me këtë shefi i MPB-së, pati nxjerrë vendim, përmes të cilit mundëson përdorimin e letërnjoftimit, pavarësisht afatit të vlefshmërisë, në të gjitha institucionet publike dhe private të Kosovës.

Të vetmet situata kur qytetarët kanë arritur të marrin këto dokumente, ishin ato “urgjente”, e për të cilat duhet paguar shtesë.

E kohë më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme ishte thënë se shpresojnë që nga fundi i muajit nëntor do të pranojnë furnizimin e radhës e do të kenë fillimin e normalizimit të procesit të pajisjes me letërnjoftim që nga muaji dhjetor.

“Po ashtu Agjencia e Regjistrimit Civil që nga data 5.08.2021 iu mundëson pajisjen me letërnjoftim të Kosovës  çdo qytetari që paraqet dëshmi se do të udhëtojë përmes Serbisë, qoftë biletën kthyese ose dëshmi që ka hyrë në Kosovë përmes Serbisë”, ishte thënë nga MPB-ja.

Pavarësisht shpresës që nëntori t’i japë zgjidhje kësaj situate, kjo gjë nuk ka ndodhur. Fundi i nëntorit veçse po vie ndërsa qytetarëve iu duhet që sërish të presin për njoftimin e radhës nga MPB për furnizim  me materiale për letërnjoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit