22.5 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

“S’ka krizë institucionale”, Çitaku i reagon Kurtit: Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “nuk ka krizë institucionale” në vend.

Çitaku kujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet dhe Kosova ende nuk ka as Kuvend funksional, as Qeveri legjitime.

“Sipas Albin Kurtit, nuk ka krizë – as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritjen e çmimit të energjisë apo të kostos së jetesës,” shkroi ajo në një reagim publik.

Deputetja e PDK-së u bëri thirrje partisë në pushtet që të mos e mbajnë peng vendin për interesa personale. “Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit,” theksoi Çitaku.

Postimi i plotë:

“S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K.

Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime.

Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës.

Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai.

Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit.

 

Të ngjashme

Të fundit