Liverpooli është turpëruar në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Anglisë pësoi 1:4 në shtëpi nga PSV Eindhoven.
Perisic kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes.
10 minuta më vonë, Szoboszlai arriti të barazonte shifrat, por kjo ishte krejt çka bënë të zgjedhurit e Arne Slot.
Driouech me dy gola dhe Til me një tjetër i dhanë fitoren PSV-së.
Me këtë fitore, PSV shkon në tetë pikë në vendin e 15-të.
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me nëntë pikë dy pozicione më lart.






