2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

S’ka interesim për punë, pak aplikantë në skemën ‘Qeveria për familjet’

- Advertisement -

I ulur në këtë karrige e kaloi shumicën e kohës. Meqenëse vizitat Agjencinë e Punësimit ishin të rralla gjatë të martës, pati pak punë për punëtorin e sigurimit.

Të njëjtin angazhim, po thuaj e kishin edhe zyrtarët e këtij institucioni të cilët nga e marta janë ngarkuan edhe me një punë tjetër.

Ata u përgatitën të presin aplikimet e qytetarëve në skemën e re të ekzekutivit, të thirrur “Qeveria për familjet”.

Kjo thirrje u bë publike një ditë më parë nga i pari i Ministrisë së Financave.

Thirrja u bë, mirëpo përgjigja e qytetarëve ishte e zbehtë gjatë së martës.

Televizioni u interesua që të marrë një përgjigje nga zyrtarët përgjegjës sa i përket procedurave dhe regjistrave që janë në këtë agjenci, mirëpo të njejtit nuk pranuan të flasin, nën arsyetimin se u duhet një leje nga Ministria e Financave.

As nga nga ky dikaster nuk iu përgjigjën interesimit të T7 gjatë së martës.

E përgjigje për këtë, kishin nga opozita të cilët e quajtën si eksperiment këtë  skemë.

Raporte për të punësuarit nuk janë publikuar që nga viti 2021 as nga Agjencia për Statistika, e që arsyet për momentin nuk janë bërë të ditura.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit