Dardan Krasniqi, kunati i ministres Albulena Haxhiu, ka kritikuar mosprezencën e familjes Jashari dhe të kryeministrit Albin Kurti, në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit.
Ai ka vlerësuar se tradita shqiptare tregon se aty kush shkon populli duhet të shkojnë të gjithë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se në këtë traditë ‘burrat e dheut’ nuk kanë mbajtur inate për varrime kryeshënoshë.
“Familja Jashari – është e popullit! Kryeministri është i popullit! Sot munguan në një ngjarje ku do të duhej të ishin prezent! Unë e di se do thonin aty ku nuk shkon Familja Jashari dhe Kryeministri ka diqka! E vërteta e burrnisë dhe traditës shqiptare që është aseti më i çmuar i kombit tonë do të thoshte: Aty ku shkon i gjithë populli anë e mbanë shqiptarisë pse nuk shkon edhe Ti! Kurrë në historinë tonë, nuk ka ndodhë që për festa kombëtare e fetare, bajram e pashkë, për varrime e kryeshënoshë burrat e dheut të kenë patur inate! E kam thënë se POLITIKA është e zeza e madhe e kombit tonë!”, ka shkruar Krasniqi.