Nga dita e hënë ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe kjo ndikon shumë edhe në sport, në veçanti në futboll.
Shumë futbollistë nga ligat e ndryshme do të agjërojnë për këtë muaj që i përket fesë islame, shkruan Indeksonline. Sipas RMC Sport, Federata e Futbollit të Francës nuk ka lejuar të ketë pushim gjatë ndeshjeve për lojtarët që janë agjërueshëm.
Pra, ata nuk do të lejohen të bëjnë iftar gjatë ndeshjes, ashtu siç e kishte lejuar Premier League sezonin e kaluar dhe Superliga e Turqisë.