Ishte padyshim një përballje spektakolare, pavarësisht se u mbyll pa fitues. Juventus e Atalanta kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 28-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me përballjen e zhvilluar në “mitikun” e Torinos, “Allianz Stadium”, që u mbyll me rezultatin spektakolar, 2 me 2, rezultati më i drejtë për këtë sfidë.
Nga dy gola për secilën skuadër mjaftuan për të vendosur drejtësi në këtë sfidë, ku për vendasit rrugën e rrjetës e gjetën Andrea Cambiaso e “bomberi” polak, Arkadiusz Milik, në minutat 66’ e 70’, ndërsa “tulipani” holandez, Teun Koopmeiners realizoi dopietën personale në minutat 35’ e 75’ për të “vulosur” barazimin e “Bergamaskëve”, ku një prej golave pati si “regjisor” edhe kapitenin e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin.
Falë këtij rezultati, Atalanta e teknikut Gianpiero Gasperini mbetet sërish në garën për të siguruar një biletë për në fazën e grupeve, të UEFA Champions League, teksa ngjitet në kuotën e 47 pikëve, po aq sa Roma e vendit të 5-të dhe 4 më pak se Bologna e vendit të 4-t, ndërsa Juventus bie në vendin e 3-të, me 58 pikë, 1 më pak se “Kuqezinjtë” e Milan. /Abcnews.al/
SHIKONI GOLAT: