Lazio dhe Atalanta kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në “Olimpico” në kuadër të javës së 18-të të Serie A.
Dueli mes “lacialëve” skuadrës nga Bergamo ka dhënë një sfidë interesante, anipse u shënuan vetëm dy gola.
Skuadra e Lazios mirë e nisi lojën dhe pas 27-të minutave përmes Bashiru kalojë në epërsi prej 1-0.
Në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje interesante, Atalanta bëri më shumë presion duke e kërkuar rrugën e golit dhe atë e arriti në minutën e 88-të me anë të Bresianini.
Në radhët e Atalantës titullar ishte edhe mbrojtësi shqipar Berat Gjimshiti, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë.
Pas këtij barazimi, Atalanta kthehet në krye të tabelës me 41 pikë të tubuara, një më shumë së Interi, kurse, Lazio renditet e katërta me 35 sosh. /RTK/