‘Derby della Mole’ është mbyllur pa fitore.
Juventus dhe Torino janë ndarë baras në ndeshjen e sotme, duke luajtur 1:1 për të ndarë nga një pikë secila.
‘Zonja e Vjetër’ kaloi herët në epërsi, me golin e Matthijs de Ligt në minutën e 13’, pas asistimit të Juan Cuadrado.
Juve e mbylli pjesën e parë me epërsi nga ky gol, por nuk e ruajti avantazhin dot deri në fund.
Torino barazoi rezultatin në minutën e 62’, me anë të Andrea Belotti.
Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda.
Ky barazim nuk i shkon në favor Juventusit që garon për top katërshe. Juve tashmë shkon në 47 pikë pas 26 ndeshjeve.
Torino merr pikën e 33-të dhe mbanë pozitën e 10-të në tabelë. /Lajmi.net/