Derbi i madh turk mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt është mbyllur me barazim.
Në “Chobani Stadium”, ndeshje u mbyll me shifrat prej 1-1, me Galatasarayn që e mbanë pozitën e parë në tabelë.
Ishin mysafirët që shënuan të parët, me Leroy Sane që shënoi pas një goditje jashtë zonës, e cila u devijua nga mbrojtësi i Fenerbahçes.
Sane shënoi në minutën e 27-të.
Fenerbahçe barazoi në minutën e 44-të fillimisht, por goli u anulua shkaku i lojës me dorë nga Milan Skriniar.
Me pjesën e parë që u mbyll pa gola, Feneri e gjeti golin në minutën e fundit të ndeshjes.
Ishte Jhon Duran që shënoi për 1-1, me një gol të bukur me kokë.
Kështu, Galatasaray mbetet i pari me 33 pikë, një pikë më shumë se Feneri në vendin e dytë.






