Arsenal dhe PSV i kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, derisa Sevilla u mposht nga Lens kësisoj nuk siguron as pozitën që të shpie në Ligën e Evropës.
Derbi i këtij grupi ishte shumë interesant dhe i hapur, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:1.
PSV e nisi më mirë duke pasur disa raste shënimi mirëpo që s’ia dolën t’i finalizojnë.
Megjithatë, Arsenal kaloi në epërsi ku përmes një aksioni të shpejtë Eddie Nkeitah realizoi për mrekulli pas asistimit të Nelsonit (42’).
PSV mirëpo u këndell në pjesën e dytë, ku pas një aksioni fantastik Vertessen realizoi me një goditje precize (50’).
Arsenal në fakt shënoi edhe një herë përmes Jakub Kiwior, mirëpo çuditërisht u anulua për pozitë jashtë loje (82’).
Kësisoj, Arsenal kalon si lider i grupit B me 13 pikë derisa PSV si e dyta me nëntë sosh.
Në anën tjetër, në këtë grup Sevilla është eliminuar nga garat evropiane pasi u mposht në udhëtim te Lensi.
Skuadrës spanjolle iu nevojit fitorja që të avanconte në Ligën e Evropës, por s’ia doli duke humbur me rezultat 2:1.
Sevilla e mbyll këtë grup me vetëm dy pikë derisa Lens vazhdon garat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian.