Interi dhe Napoli kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 12-të në Serie A.
Dy skuadrat zhvilluan një lojë të bukur, por që epilogu përfundimtar doli të jetë 1:1.
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani asistoi për mrekulli me Scott McTominay që kaloi Napolin në epërsi (23’).
Sidoqoftë, Interi u këndell duke e barazuar përmes Hakan Calhanoglut që shënoi një gol të bukur pas asistimit të Bastonit (43’).
Interi kishte rastin e artë për ta përmbysur rezultatin pasi Anguissa shkaktoi penallti, megjithatë Calhanoglu që zakonisht shënon, dështoi nga pika e bardhë.
Pjesa e mbetur ishte shumë më e baraspeshuar me pak raste shënimi, ku dy skuadrat u fokusuan në mbrojtje.
Napoli vazhdon si lider në Itali me 26 pikë, ndërsa Interi zë pozitën e katërt me 25 sosh.