14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

S’ka ende takim trepalësh në Bruksel, Lajçaku vazhdon takimet ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin

- Advertisement -

Ende nuk kanë kaluar në nivel trepalësh takimet e kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi, mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Radio Evropa e Lirë raportoi se ende po vazhdohet në takime dypalëshe, ndërsa s’ka ende gjë të re nëse Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të mund të caktojë një takim trepalësh.

Në këtë takim ësht thënë veçse që në agjendë do të jetë “urgjenca e zbatimit” të Marrëveshjes Bazike dhe se do të bisedohet për planin e sekuencimit.

Lajçak ka bërë me dije ditë më parë që propozimi i BE-së është si në vijim: Që Kosova të nis procedurat për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe derisa Serbia të nis njohjen e simboleve shtetërore, institucioneve dhe dokumente të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit