Home Lajme Botë S’ka asnjë shqiptar të lënduar deri tani nga sulmet në Izrael

S’ka asnjë shqiptar të lënduar deri tani nga sulmet në Izrael

0
S’ka asnjë shqiptar të lënduar deri tani nga sulmet në Izrael
Foto: AFP

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael dhe sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të njekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare  në Izrael në numrin e kontaktit:+972 54-4806601”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version