Britney Spears u pa duke bërë një sjellje të çuditshme në një restorant në Los Anxheles. Ylli i popit dhe bashkëshorti i saj, Sam Asghari, ishin për dark ndërsa pranë çiftit ishte dhe truproja e tyre.
Pamjet e marra nga media “TMZ” tregojnë artisten duke u përpjekur të mbulojë fytyrën e saj me një menu për të mbajtur larg sytë kureshtarë.
Dëshmitarët okularë pretendojnë se këngëtarja u mërzit kur klientët filluan të fotografonin dhe filloi të ngrinte zërin. Ishte pikërisht kjo sjellje e pahijshme e saj që e shtyu bashkëshortin Sam Asghari të dilte jashtë restorantit. Ylli i muzikës u largua pak çaste më vonë me truprojën e saj, i cili u kthye për të paguar faturën.
Në vitin 2021 ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.
Ajo mori mjekim kundër dëshirës së saj gjatë kujdestarisë 13-vjeçare, në të cilin babai, Jamie Spears, kishte kontroll mbi pjesën më të madhe të jetës së saj personale dhe profesionale.
Babai i artistes mori kujdestarinë ligjore pas episodeve famëkeqe të vitit 2007, si ai i sulmit të një makine të një paparaci me një çadër. Në atë kohë Britney ishte përfshirë në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin Kevin Federline për kujdestarinë e fëmijëve.