Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sjelljen e sotme të anëtarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve.
Në reagimin e tyre, AGK ka vlerësuar se veprimi i Kurteshit përben cenim fizik të punës së gazetarëve.
AGK i ka bërë thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.
“AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve. Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë”, është thënë në reagimin e AGK-së.






