-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Sivjet pritet presion i madh për Asociacionin, skeptizicëm për vendime definitive

- Advertisement -

Edhe fillimi i 2024-tës që në ditët e para solli kërkesat e zakonshme drejtuar Kosovës për themelimin e asociacionit.

Kësaj radhe presionit të tillë i është bashkuar edhe Shqipëria. Ambasadori i saj në Prishtinë, Petrit Malaj kërkon që të ecet përpara me draftin e statutit.

“Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë”, ka thënë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

E kërkesa të tilla pritet se do të jenë të vazhdueshme këtë vit.

Bile, sipas analistit politik Visar Xani, Asociacioni do të jetë në krye të agjendës së dialogut, që mbështetet nga diplomatët evropianë dhe ata amerikanë.

“Ne i kemi parë disa veprime të Serbisë që nuk janë të rastësishme por janë të qëllimshme që të rritet presioni karshi temës së asociacionit. Pra Serbia në një mënyre pranoj targat, që për dikë mund të ishte befasi, por këto kanë qenë veprime strategjike të tyre që Kosova të ballafaqohet me presionin ndërkombëtar”, ka deklaruar analisti, Visar Xani.

Por diçka definitive për Asociacionin nuk pret as këtë vit profesori Dorajet Imeri, pasi i gjithë procesi që e quan të komplikuar, sipas tij, do të marrë kohë.

“Është një procedurë tepër e komplikuar, politikë dhe institucionet tjera që përfshihen në këtë proces si, gjykata kushtetuese, do të merr edhe një kohë për të dhënë një përgjigje definitive, në raport me atë se si është dizajnuar ky statut. Dhe meqë pritjet janë të mëdha që në të të ketë shkelje, mundësia për ta ridizajnuar do të merr kohë”, është shprehur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri.

Sa i përket draft statutit, për të cilin ka një dakordim në Bruksel, Kurti pati deklaruar se është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj. Megjithatë, ai tha se në draft parashihet që ky dokument të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit