Autoritetet në Ukrainë thonë se nuk mundën të evakuonin civilët nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit edhe sot. Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk e përshkroi situatën humanitare në terren si “katastrofike”.
Njerëzit prej ditësh kanë mbetur pa ujë dhe energji elektrike dhe se armëpushimet e përkohshme të premtuara nga rusët janë “shkelur”.
Një rrugë evakuimi për në Zaporizhia u bë e pamundur për shkak të bombardimeve të vazhdueshme ruse në rajon, shkruan Skynews..
“Armiku ka nisur një sulm pikërisht në drejtim të korridorit humanitar”, tha ministria e mbrojtjes e Ukrainës, duke shtuar se trupat ruse “nuk i lanë fëmijët, gratë dhe të moshuarit të largoheshin nga qyteti”.
Mariupol është përballur me bombardime të rënda që nga fillimi i luftës me Rusinë, 13 ditë më parë dhe po përballet me mungesë ushqimi, ujë dhe energji elektrike./abcnews.al/