Home Lajme “Situatë epidemiologjike me gripin sezonal”- MSh tregon masat parandaluese

“Situatë epidemiologjike me gripin sezonal”- MSh tregon masat parandaluese

0
“Situatë epidemiologjike me gripin sezonal”- MSh tregon masat parandaluese

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se intesiteti i gripit sezonal ka shënuar rritje dhe e kalon pragun epidemik.

Si rrjedhojë MSH-ja ka apeluar për vigjilencë të shtuar

Tutje kanë treguar se në rast të simptomave të konsulohet me mjekun.

Masat e rëndësishme për parandalim sipas MSH-së:

  1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;
  2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;
  3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;
  4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm;
  5. Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:
    Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.
    Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:
    Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Exit mobile version