8.2 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Situata problematike në veri, penalizon bizneset lokale

- Advertisement -

Aktet kriminale nuk kanë të ndalur në veri. Në orët e para të së hënës, një shpërthim i fuqishëm, por fatmirësisht pa të lënduar e pa dëme materiale është dëgjuar afër “Tre rrokaqiejve” në Mitrovicën e veriut. Policia, megjithatë nuk ka arritur të lokalizojë vendin ku ka ndodhur shpërthimi, duke përmendur se mund të bëhet fjalë për mjete-piroteknike ose shok-bomba.

Lokalin Lulzim Sadiku e hapë herët në mëngjes e punën e vazhdon deri në orët e vonshme.

Ai tash jeton në jug ndërsa me pjesën veriore, përpos banesa ku u rrit e bashkon edhe lokali në lagjen e boshnjakëve.

Mbi një dekadë punë në këtë biznes, për Sadikun nuk kanë qenë të lehta, në veçanti vitet e fundit.

“Po zakonisht kur nuk ka tensioni mirë shkon puna, është më gjallë dalin njerëzit janë më të lirë, por sidomos kur ndodhin shpërthime e këto, njerëzit nuk dalin”, ka thënë Lulzim Sadiku, Pronar i byrektores.

Përkundër vështirësive financiare burekgjiu Sadiku është shumë i lumtur që këndej pari janë shtuar forcat e rendit.

“Me praninë e tyre ne ndihemi më të sigurt, si në biznes si në shtëpitë tona, si në jetën e përditshme si në çdo aspekt. E kish me qenë mirë me qenë sa më prezent, sepse kështu është më sigurt për çdo person që jeton këtu”, shtoi ai.

Shumë afër kësaj lagje, në orët e para të së hënës u dëgjua një shpërthim, i dyti brenda pak ditësh.

Më 29 qershor afër këtij udhëkryqi ishte djegur një kioskë e cila kohë pas kohe shërbente si pikë statike për Policinë e Kosovës. Ndërkaq të hënën pas mesnatës prapa këtyre ndërtesave është dëgjuar një shpërthim tjetër.

Menjëherë pas shpërthimit Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 ka pasur një shpërthim ose detonim tek lagja te tre rrokaqiejve, Policia ka reaguar në vend të ngjarjes. Sidoqoftë nuk kemi pasur mundësi me e gjet vendin e shpërthimit apo detonimit. Kemi kërkuar në atë pjesë por nuk ka pasur. Që do të thotë sipas të gjitha gjasave ka qenë një shpërthim i mjeteve piro-teknike ose shok-bombe që nuk ka shkaktuar dëme material ose lëndime në njerëz”, tha Veton Elshani-  Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për veriun.

Përkundër që policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, Lista Serbe pretendon se e di qëllimin e këtij shpërthimi.

Sipas partisë së udhëhequr nga Goran Rakiqi, sulmi është bërë qëllimshëm për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura.

Në reagimin përmes llogarisë zyrtare në Facebook, Lista Serbe pretendon se forcat speciale po i frikësojnë qytetarët, madje duke propaganduar se po kryhet represion dhe arrestime të pa-baza.

Kjo parti ka bërë thirrje KFOR-it e EULEX-it t’i shtojnë forcat e tyre në veri, me qëllim të parandalimit të incidenteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit