-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Situata në veri temë diskutimi mes dy diplomatëve amerikanë në Bruksel

- Advertisement -

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka vlerësuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në përpjekjet e tij për paqen dhe stabilitetin mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre.

Temë diskutimi mes tyre ishte situata në Veriun e Kosovës.

Ajo ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar për paqen dhe prosperitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo ndër tjerash në Twitter.

Escobar të hënën është takuar me zëvendëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gjeneral Mirce dhe të dërguarin e  Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit