Situata në veri të Kosovës duket se është e qetë, pas mbylljes së pesë objekteve të komunave ilegale.
Kështu të paktën tha për Klankosova.tv, zëvendëskomandant i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Elshani u shpreh se gjithçka është në rregull në veri.
Për këtë veprim nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk iu erdhi mirë aleatëve tanë ndërkombëtarë, që pak a shumë, qortuan qeverinë për moskoordimin dhe zbatim të premtimeve të dhëna.