2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Situata në veri, Shala bën thirrje për unitet

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se situata në Kosovë është shqetësuese, kur kihet parasysh gjendja në veri.

Ai ka kërkuar unifikim të spektrit politik, e sidomos me ata të bashkësisë ndërkombëtare.

“Është shqetësuese situata kur i sheh kaq shumë prononcime kundër si asnjëherë më parë në 20 vjet e fundit, dhe e them se vërtetë duhet të jetë shqetësuese për gjithë nivelet politike e ekonomike dhe intelektuale të vendit. Ne kemi edhe zëra tjerë duhet unifikim i spektrit politik të brendshëm dhe njëkohësisht unifikim i spektrit politik në raport me partnerët ndërkombëtarë. Alternativ tjetër Kosova nuk mund të ketë”,  ka thënë Shala për Ekonomia Online, teksa ka adresuar kritika për mostransparencë në politikën e jashtme.

Teksa është pyetur për gjendjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Shala e sheh si të lënduar.

Ai i numëron edhe dështimet e diplomacisë kosovare.

“Është e lënduar shumë, është e lënduar tej mase. Ne edhe ashtu e kemi pas mangësi sidomos në këto dy vitet e fundit për shkak të situatës politike të brendshme dhe skajshmërish jo profesionalizmit në menaxhimin e politikave të jashtme me lobim, me sqarim e hapat tjerë në vendosjen e diplomacisë. Ne kemi ngritur shumë herë shqetësimet tona që na duhet kapacitete shtesë në diplomaci dhe në arenën ndërkombëtare. Na duhet mobilizim shtesë, por ju e dini që ka pasur një mostransparencë qysh në fazën e gjitha këtyre rinegociatave të marrëveshjeve, qoftë në energji, apo me targa dhe largimi nga institucionet e gjithë komunitetit serb”, ka thënë Shala.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit