27.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Situata në Veri, Policia po asiston kryetarët e sapozgjedhur për të ushtruar të drejtën e tyre në punë

- Advertisement -

Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

 

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok,  për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Ndrtshe, Në Zubin Potok rreth orës 12:00 janë grumbulluar një grup i vogël i qytetarëve. Sipas mediave në gjuhën serbe, ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit të tyre.

Të ngjashme

Të fundit