-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Situata në veri, Lajçak paralajmëron vizitë në Uashington

- Advertisement -

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar për agjendën që e ka pasur gjatë kësaj jave, duke thënë se iu ka raportuar ambasadorëve të NATO’s dhe Bashkimit Evropian për situatën në Veriun e Kosovës.

Ai ka kërkuar masa të menjëhershme të de-përshkallëzimit në Kosovë.

Po ashtu ka treguar se do të shkojë në Uashington, duke paralajmëruar diskutime intensive atje për çështjen e dialogut.

“Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

“Do të shkoj në Uashington DC më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Në Veriun e Kosovës tash e disa javë ka tension, pasi grupe të organizuara serbe nuk po pranojnë që kryetarët shqiptarë të operojnë brenda hapësirave të komunave veriore.

Protestuesit e dhunshëm serbë kanë sulmuar zyrtarë të KFOR’it, policsë, si dhe nënpunës të mediave.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit