Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, do të takohet sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi mbrëmë në një intervistë në emisionin Opinion në Klan TV, ka bërë me dije se takimi pritet të ndodhë në mesditë, raporton Scanner.
Takimi Kurti-Hovenier vjen si rezultat situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Kujtojmë se dy kryetarë në veriun e Kosovës vijnë nga radhët e PDK-së, në emër të të cilëve, Krasniqi ka thënë se nuk mund të flet kryeministri Albin Kurti.