20.8 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Situata në Veri, Abdixhiku: Të koordinohen veprimet me aleatët tanë ndërkombëtar

- Advertisement -

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut.

Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu kryetari Abdixhiku e falënderoi znj. Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

Të ngjashme

Të fundit