Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj ka pasur një bisedë me Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivera Injac.
Sipas Mehajt gjendja në Ukrainë ka qenë fokusi kryesor, por edhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve pas situatës së krijuar në Ukrainë.
Postimi i plotë:
Sot pata një bisedë me homologen, Ministren e Mbrojtjes së Malit të Zi, znj. Olivera Injac.
Me Ministren Injac diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.
Gjithashtu, Ministren Injac e urova për marrjen e kryesimit të Kartës së Adriatikut, SHBA-A5 nga ana e Malit të Zi për vitin 2022.
Të dy vlerësuam se bashkëpunimi ynë bilateral, si dy vende fqinje, duhet të thellohet në vazhdimësi, në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.