11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Situata në centralin bërthamor Zaporizhia, liderët perëndimorë bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje për shkak të sulmeve në centralin bërthamor Zaporizhia dhe theksuan nevojën për rikthimin e sigurisë në strukturën e kërcënuar nga konflikti, shkruan BBC.

Në një bisedë telefonike të dielën udhëheqësit e 4 vendeve, Joe biden, Boris Johnson, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron ripërsëriten mbështetjen për Ukrainën kundër pushtimit rus.

Ata mirëpritën një marrëveshje, të aprovuar nga presidenti rus Vladimir Putin, për të lejuar inspektorët e OKB-së në centralin bërthamor, dhe kërkuan që inspektimi të zhvillohet sa më shpejt. Ukraina raportoi sulme të tjera me raketa ditën e djeshme, kryesisht në Nikopol, pranë centralit të Zaporizhias.

Moska dhe Kievi  kanë akuzar njëra-tjetrën për bombardimet, që kanë nxitur shqetësimet për një katastrofë, si ajo e Çernobilit. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje ukrainasve të tregohen vigjilente në prag të festimeve të pavarësisë.

“Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të neveritshme. Veçanërisht mizore. Një prej objektivave kyçe të armikut është të na turpërojë, por ne duhet të tregohemi të fortë për t’i rezistuar të gjitha provokimeve”, tha Zelensky.

Disa sulme me dronë janë raportuar në Krime gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë një në një bazë ajrore pranë Sevastopol të enjten dhe një tjetër në port të premten. Në fillim të muajit, nëntë avionë rusë u shkatërruan në një bazë ushtarake ruse në bregun perëndimor të Krimesë, raporton abcnews.al.

Gadishulli u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014 dhe Ukraina nga ana  tjetër është zotuar ta rimarrë atë. Megjithatë, Kievi nuk ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen në sulmet e fundit.

Në Rusi, vajza e një aleati të ngushtë të Presidentit Putin, filozofit ultra-nacionalist Alexander Dugin, u vra në një shpërthim të dyshuar me makinë bombë të shtunën. Mendohet se babai i saj, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.

Të dy kishin qenë të ftuar në një festival patriotik.

Ukraina feston ditën e pavarësisë më 24 gusht, kur shënohen gjithashtu 6 muaj që prej nisjes së luftës ruse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit