Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dalë me njoftim pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit.
Mehaj përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
”FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar tutje Mehaj.
Postimi i plotë i tij:
Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=502246702016715&id=100066941695634&mibextid=Nif5oz