7.4 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Situata me vërshime, Berisha: Përveç fatkeqësi natyrore është edhe fatkeqësi politike

- Advertisement -

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka folur në lidhje situatën me vërshimet në vendin tonë.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kjo gjendje, përveç fatkeqësi natyrore sipas tij është edhe fatkeqësi politike.

“Kjo është edhe si rezultat i pasojave jo vetëm të motit të ligë, por edhe si përgjegjësi e politikës dhe institucioneve, sepse situata të tilla thuajse çdo vit po ndodhin, pos pas një jave që kalojnë, harrohen. Kam përshtypjen që sektori i emergjencave është lënë nën hije, përjashto që sot lexova që edhe nga qeveria aktuale i është shkurtuar edhe buxheti”.

“Saherë kemi kësi situata, kur ka reshje apo edhe verës kur kemi zjarre, atëherë na del gjumi, se ne duhet të mendojmë për sigurinë e qytetarit edhe nga fatkeqësisht natyrore. Me një fjalë, situata e krijuar është përveç fatkeqësi natyrore është edhe fatkeqësi politike dhe institicionale”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit