Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është takuar sot me zyrtarin e lartë të NATO-s, admiralin Rob Bauer.
Siç kanë raportuar mediat serbe, në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n, përbrenda statusit neutral ushtarak të Serbisë, përcjell lajmi.net.
Vuçiq tha se është shumë e rëndësishme të ketë dialog mes përfaqësuesve serbë si dhe zyrtarëve të NATO-s.
“Anëtarët e NATO-s kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, gjithashtu për t’i mbrojtur etnicitetet tjera dhe serbët në Kosovë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
E gjithnjë sipas kanaleve zyrtare serbe, Bauer citohet të ketë thënë se NATO respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë.