23.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

“Situata është shumë më serioze”, Haziri reagon pas deklaratës Trump ka parandaluar një përshkallëzim me Serbinë

- Advertisement -

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Presidentes Vjosa Osmani, e cila konfirmoi fjalët e presidentit amerikan Donald Trump se ka parandaluar një përshkallëzim të madh mes Kosovës dhe Serbisë “kohëve bash bash të fundit”.

“Situata është shumë më serioze. Sepse ky nuk është informacion i deklasifikum. Kjo që Trump e zbardhi si veprim të tij në parandalim të madh të sigurisë, që e përmend me Kosovën, i përngjan reagimit të Biden i cili në mesnatë e deklasifikuan informacionin, e zgjojnë presidentin e ShBA”, tha Haziri në ATV.

Deklaratat vijnë në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale, ndërsa për herë të parë u përmend publikisht ndërhyrja direkte e Shtëpisë së Bardhë në një krizë të mundshme në Ballkan.

Të ngjashme

Të fundit