Ditën e djeshme, një deklaratë e babait të Sara Gjordenit, ish-banore e “BBVIP”, bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mediave, teksa i ati hidhte poshtë gjithë rrëfimet e ish-Missit, të bëra si në reality show, ashtu edhe në intervistat pas, në lidhje me braktisjen që i kishte bërë familjes dhe shkakun e konflikteve midis tyre.
Pas këtyre deklaratave, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Sarës, e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, u përpoq të provonte versionin e saj të historisë, ndërsa tha se ndihej “e braktisur për së dyti nga i ati” dhe e quajti edhe një “monstër” për gjithcka që kishte sajuar sipas saj. Kjo situatë, por edhe ajo që kaloi me Bardhin dhe familjen e tij pak ditë më parë, bëri që Sara dhe partneri i saj të mos të jenë sot të pranishëm në Prime-n e “BBVIP”, ndërsa para pak castesh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka gjetur mbështetje tek Flori Mumajesi.
Kështu, artisti i njohur, që daljet publike dhe përfshirjen në “temat e ditës” i ka të rralla, ka postuar një video në Instagram-in e tij, nga filmi “Një vajzë dhe një djalë”, skenën e famshme ku babai ndalon të bijën që t’i bëjë vetes keq duke i shprehur dashurisën dhe këyë situatë e lidh me atë të Sarës, duke shkruar bashkangjitur: “Sikur të kishte një baba”…
Sigurisht, edhe Sara i ka shprehur dashurinë Florit dhe mirënjohjen që reagoi në këtë rast, teksa duket se ata kanë raporte mjaft të mira bashkë dhe këngëtari është një të vetmit pesonazhe që e ka mbështetur publikisht në lidhje me këtë rast.