12.8 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj reagoi pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një kontribut të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës. Ai theksoi se njohja e Kosovës nga Siria gjithashtu mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkan, duke rritur pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe bashkëpunimin me vendet e tjera në rajon.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan. Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, shkruan Presidenti Begaj.

Të ngjashme

Të fundit