Sir Alex Ferguson nuk ka dyshime mbi atë se cili është pendimi i tij më i madh sa ishte trajner i Manchester United.
Pasi fitoi plotë 38 trofe me Unitedin, Fergusoni është cilësuar gjerësisht si njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të futbollit.
Ai kaloi plotë 26 sezone në ‘Old Trafford’, duke bërë emër për vetën për shkak të vendimeve të tij ndaj lojtarëve dhe ndëshkimet ndaj atyre që nuk kishin sjelljen e duhur.
Sidoqoftë, përkundër suksesit të tij me United, Ferguson ka pranuar se ka një vendim të madh për të cilin është penduar edhe tani 17 vite më vonë.
Me 13 tituj të Ligës Premier dhe dy Kupa Evropiane, Ferguson është trajneri britanik më i trofeshëm ndonjëherë.
Por para finales së tij të dytë të Ligës së Kampionëve, Ferguson e cilëson si gabimin më të madh në karrierë faktin që e la Park Ji-Sung jashtë asaj ndeshje.
“Ta fitosh Kupën Evropiane është fantastike. Ishin me të vërtetë një numër i madh lojtarësh me sjellje fantastike që të gjithë, një skuadër e fortë”.
“Problemi im në finale e vitit 2008, ndoshta për të cilin pendohem edhe këtë ditë, është që e lashë Park Ji-Sung krejtësisht jashtë finales”.
“Ai luajti një rol kaq të madh dhe ky është problem kur kualifikohesh në finale. Asnjë lojtar nuk e meriton të mbetet jashtë finales”, ka thënë Ferguson.