Disa sheikë u panë duke e fotografuar “Miss Kroacinë”, Ivana Knoll në tribunat e Kampionatit Botëror sepse nuk e miratonin veshjen e saj, ka pohuar një vendas i profilit të lartë nga Katari.
Një fotografi e publikuar pas ndeshjes tregonte disa sheikë të buzëqeshur në stadium duke fotografuar modelen 30-vjeçare, shkruan DailyMail.
Mohammed Hassan Al-Jefairi, një sipërmarrës i shquar i Katarit, i cili krijoi një robot, pohoi se burrat morën celularët për të fotografuar sepse nuk e miratonin veshjen e saj.
Duke publikuar një status në Twitter mbrëmë, ai shkroi si përgjigje ndaj fotos: “Vetëm për informacionin tuaj, ata bëjnë një fotografi jo sepse e pëlqejnë atë, por sepse nuk u pëlqen mënyra se si ajo është e veshur keq në lidhje me kulturën tonë”.
“Ju mund ta konfirmoni këtë me çdo banor lokal katarian, ndoshta e fotografuan për ta raportuar atë më vonë”, shkroi tutje ai.
Femrat që vizitojnë Katarin për Kampionatin Botëror janë këshilluar të mbulojnë shpatullat dhe të shmangin fundet e shkurtra, pasi rrezikojnë të dënohen me gjoba të larta dhe madje edhe dënime me burg për ata që shkelin rregullat ose provokojnë.
Shumë përdorues të rrjetit social Twitter, megjithatë, nuk ishin të bindur me mbrojtjen e Al-Jefairi ndaj burrave të kapur në kamera duke e fotografuar bukuroshen.
Njëri shkroi: “Nuk do të thotë ofendim, zotëri, por justifikimi juaj është qesharak. Shprehjet e tyre të fytyrës, gjuha e trupit dhe mënyra se si e mbajnë telefonin, të gjitha i tregojnë qartë qëllimet e tyre”.
“Duhet të pranoni se burrat e Katarit nuk janë të pagabueshëm, duke e thënë këtë si katarian”, shkroi një tjetër.
Knoll kishte shpërndarë imazhin në fjalë, në Instagramin e saj për të festuar kështu arritjen e një milion ndjekësve.
Ndërsa në përgjithësi shumica ishin komplimentuese për postimin e saj, disa vunë në dukje se veshja nuk përshtatej me klientët e Katarit dhe theu rregullat strikte të vendit për veshjet e Kampionatit Botëror 2022.