20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Sipas mediave turke, Rashica po shkon te klubi i njohur gjerman, e heq Besiktasin nga profili

- Advertisement -

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është pranë një transferimi të bujshëm në Bundesligë, ku pritet t’i bashkohet skuadrës gjermane Borussia Monchengladbach, raportojnë mediat turke.

Sipas këtyre raportimeve, Rashica duket se ka filluar t’i japë fund aventurës së tij në Turqi, shkruan Gazeta Express.

Ai ka fshirë emrin e Besiktasit nga profili i tij në rrjetin Instagram, duke shtuar dyshimet për një largim të afërt.

Më shumë gjasa për këtë skenar i ka shtuar edhe mungesa e tij në stërvitjen e sotme të skuadrës turke, një sinjal i qartë se transferimi është shumë pranë konkretizimit.

Kalimi në Borussia Mönchengladbach do të ishte një rikthim në futbollin gjerman për Rashicën, i cili më herët ka shkëlqyer me skuadrën e Werder Bremen.

Të ngjashme

Të fundit