Gjatë rrugëtimit në BBVA Luizi njohu atë që e ka quajtur “dashuri të jetës”, Kiara Titon, madje e ka quajtur edhe “fitoren e tij” në reality show.
Aq prioritet sa shpesh është bërë shkak edhe për debate pikërisht me Titon, me Ejllin që nuk ka hequr dorë asnjëherë nga fitorja, edhe kur u diskutua që të zgjidhjte mes saj dhe dashurisë.
Së fundmi Luizi duket se është “dorëzuar” krejtësisht përballë dashurisë, duke ja “lënë” Kiarës fitoren e formatit.
Ai ka deklaruar se e meriton dhe atë për një arsye të mirë.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Ejlli.
Ndërkohë që kjo e fundit duket se nuk e ka besuar për një moment atë që po dëgjonte, duke e marrë për shaka dhe ju i drejtuar pyetjen me të qeshur: “Çfarë pate more?”.