-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Sipas ligjit, kush mund ta zëvendësonte Osmanin sa ishte për operim në Turqi?

- Advertisement -

Gazeta turke “Hurryiet” ka shkruar për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antalia të Turqi, për heqjen e kilogramëve, ku sipas këtij shkrimi ajo ka qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia, derisa pas operacionit gastrektomik, ajo është kthyer në Kosovë.

Operacioni të cilit iu është nënshtruar Osmani, sipas gazetës “Hurryiet” ndihmon në heqjen e përafërsisht 80 përqind të kilogramëve.

E gjatë kohës kur Osmani ka qëndruar në Turqi, detyrat e postit të saj si presidente, nuk i kanë kaluar askujt.

E në lidhje me këtë, neni 9-të i Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, thotë se në rast te presidenti i vendit nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë, atëherë mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij, kryeparlamentarit.

Në këtë rast, ai do të jetë ushtrues i detyrës, në këtë rast i Presidentes së Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Sipas këtij neni, urdhëri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë arsyet dhe kohëzgjatjen e bartjes së përgjegjësive, nëse ka njohuri për to.

Ligji parasheh se Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit, kur ky i fundit kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë e tij.

“Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari”, parashihet tutje në këtë ligj.

Më poshtë mund të lexoni Nenin 9-të, për Mungësën e Përkohshme të Presidentit:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit