Cameron Diaz dëshiron të ketë hapësirën e saj dhe sipas saj, nuk ka asgjë të keqe. Ylli i “Bad Teacher”, 51-vjeçe, së fundmi është shprehur se ajo dëshiron që ta normalizojë faktin se çiftet e martuara duhet të kenë dhoma të ndara pasi ajo e ka parë si diçka shumë të mirë për marrëdhënien.
Në fakt, Diaz është shprehur kohë më parë se ajo dhe bashkëshorti i saj është mirë të kenë hapësirat e tyre.
Gjatë një interviste për podcastin “Lipstick on the Rim”, ikona e Hollivudit ka folur për dëshirën e saj për të patur hapësira të ndara në një martesë.
Kur njëra nga drejtueset e podcastit përmendi që bashkëshorti i saj ka probleme me gërhitjen, Diaz u shpreh:
“Duhet ta bëjmë sa më normale fjetjen në dhoma të ndara. Për mendimin tim, sinqerisht do doja të kisha shtëpinë time, ndërsa ai shtëpinë e tij. Dhe në mes është shtëpia e të dyve. Unë shkoj të fle në dhomën time, ndërsa ai në dhomën e tij. Kështu më pëlqen. Dhe ne kemi dhomën e gjumit në mes ku mund të mblidhemi për marrëdhëniet tona,”.
Bashkëshorti i Diaz, Benji Madden, është mbështetës i karrierës së saj të aktrimit, por koha e saj në xhirime ka qenë e vështirë edhe për të. Vendimi i Cameron për t’u tërhequr nuk është krejtësisht befasues, pasi ajo kishte konfirmuar se ishte tërhequr nga aktrimi një vit para se të mirëpriste Raddix në 2019.
Megjithatë, Diaz i befasoi fansat kur iu kthye aktrimit për të luajtur në “Back in Action” përkrah Foxx. Filmi, një komedi aksion me regji të Seth Gordon, do të dalë diku në vitin 2024. Pavarësisht raporteve për dramë në xhirime, duke përfshirë Foxx që dyshohet se ishte i zemëruar dhe pushoi disa njerëz, një burim i afërt me Diaz konfirmoi se vendimi i saj për t’u tërhequr nuk kishte të bënte me Foxx.