15.6 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Sipas ARBK-së janë regjistruar 207 biznese në komunat veriore, atje japin shifra tjera

- Advertisement -
Që nga maji i këtij viti, zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve janë aktivizuar në katër komunat veriore.

Megjithatë, interesimi për të regjistruar bizneset në komunat veriore dallon nga komuna në komunë.

Por, dallon edhe më shumë nga shifrat që japin zyra qendrore e ARBK-së dhe zyrtarët që punojnë në këto komuna, për numrin e bizneseve që u regjistruan gjatë vitit 2024.

Sipas një përgjigje nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, në total janë regjistruar 207 biznese në katër komunat veriore.

Sipas tyre nga komuna e Leposaviqit janë regjistruar, 65 biznese, Mitrovicë Veriore 86 biznese, Zubin Potok 31 biznese,  dhe Zveçan 25 biznese.

ARBK, përgjigje për Dukagjinin

Por shifra të tjera i dhanë televizionit zyrtarët e ARBK-së që gjendeshin në komunën e Zveçanit. Ani se ata nuk pranuan të dalin para kamerës por treguan numrin e bizneseve.

ARBK, përgjigje për Dukagjinin

Deri tani janë regjistruar vetëm dy biznese, dhe një është në pritje të përgatitjes së dokumentacionit. Momentalisht jemi vetëm dy persona në zyrë dhe presim që palët të vijnë këtu, nuk dalim në teren.

Kurse, as zyrtarët e ARBK-së në komunën e Zubin Potokut nuk pranuan të flasin, veç se i dhanë informacionet kryetarit të kësaj komune.

Ato gjithashtu dallojnë shumë krahasuar me ato të cilat i ka dërguar ARBK-ja për televizionin.

“Dy biznese janë të regjistrume, duket se një pjesë e regjistrimeve të mëparshme ka dhjetra dhe një pjesë që kanë pas nevojë përderisa nuk kanë pas mundësi të rëgjitrohen në komunën e Zubin Potokut, apo marrjen e certifikatave të biznesit i kanë marrë ne veri”, ka thënë Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut.

Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut

Dukagjini ishte edhe tek komuna e Mitrovicës Veriore, aty nuk pranuan të flasin as nga zyrtarët e ARBK-së e as nga Komuna.

E më keq ishte situata në komunën e Leposaviqit, atje zyrtarët e ARBK-së nuk ishin fare në vendin e punës.

Edhe pse ora është vetëm 14:00, zyrtarët e ARBK-së nuk ishin në vendin e tyre të punës këtu në komunën e Leposaviqit, nga zyra e kryetarit premtuan se do të kthejnë përgjigje gjatë ditës, lidhur me numrin e bizneseve që janë regjistruar këtë vit, në komunën e Leposaviqit.

Por, përkundër premtimit, Zyra e kryetarit Lulëzim Hetemi nuk ka kthyer përgjigje deri në fund të orarit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit