9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sinjalizuesi alarmon për parregullsit, reagon BQK: Kanë qëllim dëmtimin e reputacionit

- Advertisement -

Një sinjalizues ka alarmuar Agjencinë Kundër Korrupsion, lidhur me disa pretendime për punësime dhe keqpërdorime që sipas tij, janë duke ndodhur në Bankën Qendrore të Kosovës.

Ky sinjalizues pretendon se janë bërë punësime familjare në BQK në katër vitet e fundit.

Por lidhur me këtë letër, ka reaguar sot BQK, teksa thekson çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dje është njoftuar përmes mediave për një letër anonime të dërguar në adresë të Agjencisë Kundër Korrupsion me pretendime të sajuara lidhur me qeverisjen e BQK-së. BQK-ja në vijimësi është qeverisur duke respektuar standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies”.

“Çështjet e pretenduara në këtë letër kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të BQK-së dhe vënien e këtij institucioni nën presionin e palëve, të cilët mund të kenë për qëllim realizimin e interesave të ngushta përmes BQK-së. Çështjet e ngritura në këtë letër, BQK-ja veçse i ka sqaruar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe në media”, thuht në reagimin e BQK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit