Lajme

“Sinjale të këqija” për investitorët në energji të ripërtërishme

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Hapat e parë të Kosovës drejt gjenerimit më të madh të energjisë së ripërtërishme, që synon ta arrijë deri në vitin 2031, nuk nisën me ritëm të shpejtë.

Ekspertë të politikave të energjisë, madje, tërheqin vërejtjen se arritja e këtij synimi mund të vihet në rrezik, nëse proceset që lidhen me të, nuk shtyhen përpara me kohë.

Këtë javë, afati i ankandit të parë për parkun për energji solare në Kosovë, me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë, u shty edhe një herë – deri në janar të vitit 2024.

Në Ministrinë e Ekonomisë i thanë Radios Evropa e Lirë se shtyrja u bë me kërkesë të kompanive të interesuara, që ta plotësojnë dokumentacionin e duhur për pjesëmarrje në ankand.

“Ne presim që deri më datën 31 janar, 2024, të pranojmë oferta, dhe pastaj ta publikojmë listën e kompanive që kanë hyrë në garë”, thanë nga kjo ministri përmes një deklarate me shkrim.

Në pyetjen e redaksisë se a ka mungesë investitorësh, ata thanë se Kosova dhe rajoni “nuk kanë shumë përvojë në projekte të tilla” dhe se për këtë arsye “duhet bërë përpjekje për tërheqjen e investitorëve”.

Në njoftimin që bëri më 6 nëntor në Facebook për shtyrjen e ankandit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha ndonjë arsye për këtë vendim.

Artikullin e plotë e gjeni këtu.