18.6 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Sinisha Spasiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, del para gjykatës në Prishtinë

- Advertisement -

 

Shtetasi serb, Sinisha Spasiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, doli sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është duke u mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Spasiq u arrestua të dielën në pikën kufitare të Merdarit, si i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimeve nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ai dyshohet për përfshirje në krime të kryera më 6 prill 1999 në komunën e Vushtrrisë, në rajonin e Mitrovicës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Spasiq ka shërbyer si rezervist aktiv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP). Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Sipas Prokurorisë, ai ishte i përfshirë në një kallëzim penal të dorëzuar më 22 qershor 2022, që lidhet me masakrat ndaj shqiptarëve në zonën e Vushtrrisë.

Të ngjashme

Të fundit