24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Sindikatat të pakënaqura me kushtet e punëtorëve, kërkojnë trajtim më të mirë nga shteti

- Advertisement -

Dita botërore e shëndetit dhe sigurisë në punë, duket se Kosovën e gjen në gjendje jo të mirë.

Pasi vetëm gjatë vitit të kaluar, 22 punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës në sektorin privat.

Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorëve Privat tregon se krahasuar me vitin paraprak, ka një përmirësim simbolik në këtë fushë, por që duhet ende të punohet.

“Mund të themi se kemi një kryeinspektor të punës që po jep gjithçka nga vetja që të përmirësohet kjo gjendje por unë mendoj se jemi ende larg asaj çka dëshirojmë. Në pjesën më të madhe të këtyre procedurave punëtorët nuk kanë pasur kontrata pune me çka shpeshherë pronarët e kompanive bëjnë falsifikimin e kontratave të punës në momentin kur vdesin punëtorët dhe po themi diku rreth 70 për qind të këtyre rasteve nuk kanë kontrata pune”, ka deklaruar Azemi.

E të pakënaqur me sigurinë në punë janë edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilëve ende u mungon sigurimi shëndetësor.

Kryesindikalisti, Imer Zeqiri për Tëvë thotë se që nga themelimi i Policisë, afër 5 mijë zyrtarë janë lënduar në krye të detyrës dhe se shumë prej tyre janë me invaliditet të përhershëm.

“Të gjithë ata zyrtarë policorë që pësojnë lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare deri në shërim kujdeset Drejtoria e Shërbimeve shëndetësore thjesht i heq shpenzimet gjatë trajtimit mjekësor mirëpo nuk hiqen apo nuk ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë ata pjesëtarë të Policisë që kanë mbetur me invaliditet të përhershëm dhe ne si Sindikatë kemi kërkuar që në kuadër të kësaj derisa të bëhet sigurimi shëndetësor dhe jetësor të krijohet një fond i veçantë për rastet e tilla të cilët kanë mbetur me invaliditet të përhershëm”, ka thënë Zeqiri

Në këtë ditë, trajtim më të mirë po kërkojnë edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ku tregojnë se nuk po respektohet ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Në vendin tonë ekziston ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë mirëpo asnjëherë institucionet tona nuk kanë bërë vlerësimin e rrezikshmërisë në vendet e punës, asnjëherë nuk kanë bërë vizita inspektorët e punës që t’i vlerësojnë kushtet në të cilat mësimdhënësit në sistemin e arsimit punojnë si dhe duke parë që në kuadër të sistemit momentalisht janë mbi 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda kronike të cilat do të mund të ishin të futura në listën e sëmundjeve profesionale mirëpo në vendin tonë ende nuk ekziston një ligj ose një rregullore e cila i liston këto sëmundje”, ka thënë Blendor Shatri- zyrtar ligjor në SBASHK.

SBASHK-u ka paralajmëruar se më 1 maj do të mbajnë protestë për kushte më të mira të punës, derisa i kanë reaguar ministres Nagavci duke thënë se kryeministri Kurti nuk po e lejon atë t’i takojë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit