17.4 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës në Kosovë

- Advertisement -

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve, punonjës të sektorit publik dhe atij privat ankohen se pagat e tyre po rriten në shifra të ulëta. Sipas sindikatave të punëtorëve, pagat e ulëta kanë shtyrë shumë punëtorë ndër vite që të ikin nga vendi.

Çmimet po ngrihen vazhdimisht, por jo edhe pagat.

Në kohën kur çmimet e shumë produkteve, përfshirë edhe të atyre më esenciale, kanë shënuar ngritje, pagat e punëtorëve vlerësohet se nuk përputhen me standardin aktual të jetesës. Përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat thonë se ka ende punëtorë që paguhen nën 300 euro.

“Në çerdhe dhe shumë vende tjera kemi ende punëtorë që paguhen nën pagën minimale. Kemi punëtorë që punojnë me 250 euro”, tha Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës .

Sipas Azemit, pagat e ulëta kanë shtyrë shumë punëtorë ndër vite që ta lëshojnë Kosovën.

“Vitin e kaluar kemi pasur mbi 100 mijë punëtorë që e kanë lëshuar Kosovën. Nuk e kanë lëshuar me dëshirën e tyre, i është imponuar për shkak se kostoja e jetës është e madhe, pagat janë të ulëta”, shtoi ai.

Derisa inflacioni ka shënuar ngritje, të ulëta janë konsideruar edhe pagat që po marrin punëtorët e sektorit publik.

“Koeficienti më i ulët te shërbimi civil është 3.9, pastaj 4.9 dhe shkohet deri në 6.5. Kjo korrespondon edhe tek niveli qendror. 6.5 e koeficientit është te inxhinierët. Një inxhinier i arkitekturës ose i elektros, i cili merr një pagë 600-650 në institucione të shtetit, po të punoj në sektor privat do të paguhet 1 mijë e 500 euro”, tha Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës.

Njohës të ekonomisë thonë se Kosova ka për rreth 6 herë më të ulët pagën mesatare në BE.

“Është normale që në të njëjtën kohë të shkojnë edhe pagat. Ashtu si ka shkuar inflacioni, të rriten edhe pagat. Por në Kosovë që një kohë e gjatë nuk ka ndodhë kjo. Paga mesatare në Kosovë është rreth 6 herë më e ulët se paga mesatare në BE nga e cila importojmë diku rreth 45% të produkteve”, tha Sejdi Rexhepi, profesor i ekonomisë.

Qeveria e Kosovës gjatë këtij viti ua ka rritur dy herë nga 55 euro pagat punëtorëve të sektorit publik.

Ndërsa ekzekutivi, vitin e kaluar pati marrë vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare bruto në vitin 2024 ishte 639 euro. /RTK/

Të ngjashme

Të fundit