8.8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Sindikata reagon për mospagesën e policëve për orët shtesë

- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pasi asnjë zyrtari policor nuk i janë paguar orët shtesë.

“Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme”.

“Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje. Sindikata e Policisë e Kosovës kërkon nga Ministria e Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e prapambetura, duke siguruar kompensimin e plotë për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, në përputhje me të drejtat ligjore të zyrtarëve policorë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Sindikata u shpreh se pagesat e orëve shtesë dhe të ndërrimit të natës janë të nevojshme për të ruajtur motivimin dhe angazhimin e policëve në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë publike.

“Sindikata e Policisë e Kosovës do të ndjekë këtë çështje nga afër dhe nuk do të hesht derisa të realizohet pagesa e plotë e të gjitha kompensimeve të papaguara. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e zyrtarëve policorë dhe të kërkojmë zgjidhje të shpejta dhe të qëndrueshme për këtë çështje”, thuhet në reagim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit